Aktualitet

U martua dhe mori mbiemrin e gruas/ Arrestohet shqiptari 29-vjeçar në Itali, i ishte ndaluar të hynte në vend

8 Shkurt 2021, 20:37 Nga DOSJA
U martua dhe mori mbiemrin e gruas/ Arrestohet shqiptari 29-vjeçar

ITALI-Zyra e Emigracionit në Policinë e Catanias në Itali ka arrestuar në 29-vjeçar  shqiptar, i cili edhe pse ishte i ndaluar të hynte në vend e kishte gjetur një mënyrë për t’u futur.

Sipas mediave italiane, shqiptari me iniciale F.A, kishte shkuar në polici për të marrë një leje qëndrimi, pasi ishte martuar me një italiane, por identiteti i tij u zbulua nga zyra e Emigracionit.

Në vitin 2019, ai ishte ndaluar të hynte në territorin italian por, pasi mbërriti në Shqipëri ai u njoh me një italiana nga Catania me të cilën u martua. Ai zgjodhi që të merrte mbiemrin e gruas dhe në këtë mënyrë të aplikonte për një tjetër pasaportë shqiptare, me të cilin mund të futej në Itali me shpresë se nuk do identifikohej.

Në bazë të legjislacionit italian askush nuk mund të hyjë përsëri në Itali derisa të kenë kaluar 5 vjet nga dëbimi dhe pasi të mbarojë duhet të ketë autorizim të veçantë nga Ministri i Brendshëm.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari i martuar me italiane shqiptari i martuar me italiane

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 19:37

VLORË– Vrasja e Gentian Qarrit, i cili u vra të shtunën para biblotekës së Vlorës, ka kaluar në Prokurorinë e qytetit, e cila ka nisur hetimet lidhur me at...