Aktualitet

Sanitaret dhe infermieret bënin “namin” nën hundën e tij, flet shefi i “Shefqet Ndroqit”: Ryshfeti, mentalitet i shoq

8 Shkurt 2021, 20:20 Nga DOSJA
Sanitaret dhe infermieret bënin “namin” nën hundën e

TIRANË– Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka folur për rastin e korrupsionit brenda institucionit që ai drejton, i njohur për publikun si “Tirja”. Pas arrestimeve të tjera të ndodhura ditën e sotme, Kapisyzi u shpreh se dhënia e rryshfetit ndaj bluzave të bardha është plagë e shoqërisë shqiptare.

PJESË NGA BISEDA:

Perlat Kapisyzi: Janë ngjarje tronditëse që na kanë shkaktuar të gjithëve, jo vetëm mua. Ngjarje që nuk duhet të njollosë dhe të zhdukin punën që bëhet në shërbimin shëndetësor. Korrupsioni në shërbimin shëndetësor është sëmundje botërore. Pashë që e konsideronin sëmundje botërore dhe është plagë që shfaqet në trupin e sistemeve shëndetësore. Ndaj këtyre shfaqjeve, gjëja kryesore është që të mbahet një qëndrim i vazhdueshëm me të njëjtin instensitet.

Eni Vasili: Keni zhvilluar hetime të brendshme?

Perlat Kapisyzi: Hetimet e brendshme, kur prokuroria heton, thuhet se i dëmton. Por nuk kemi ndenjur indiferent. Ajo fatkeqësia jonë ishte që një personel i brendshëm hyri dhe ç’pengoi vigjilencën. Tirja ka shumë vite që punon, për pak del në pension. Karakteri i njeriut përcakton edhe fatin e tij. Karakteri formohet nga ambienti, natyra dhe shoqërua. Karakteri i saj ka ndikuar edhe tek elementë të tjerë. Kanë pasur karakterin e Tires, kanë gjetur një terren ku mentaliteti i shoqërisë është që shërbimi bëhet më cilësor nëse jep ndonjë gjë. Është trashëguar në vite…Nuk them që është më kot, por nuk duhet të na bëjë që të ndihmojmë për të lulëzuar Tirja dhe të tjerë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perlat kapisyzi tire alldervishi perlat kapisyzi tire alldervishi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 19:37

VLORË– Vrasja e Gentian Qarrit, i cili u vra të shtunën para biblotekës së Vlorës, ka kaluar në Prokurorinë e qytetit, e cila ka nisur hetimet lidhur me at...

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 16:56

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 4 urdhër-arreste ditën e sotme për të prangosur 3 infermiere dhe 1 sanitare, të identifikuara si: Sidorela Ç...