Aktualitet

Mall me vlerë 1 mln euro/ E kishin kthyer shtëpinë në ‘dyqan’ drogërash! Fqinjët fundosin familjen shqiptare në Itali

8 Shkurt 2021, 19:01 Nga DOSJA
Mall me vlerë 1 mln euro/ E kishin kthyer shtëpinë në

ITALI– Banesa e një familjeje shqiptarësh është kontrolluar nga Policia italiane, duke zbuluar në ambientet e shtëpisë 35 kg kokainë e 700 gramë marijuanë. Sipas mediave italiane, familja shqiptare ishte ishte denoncuar nga fqinjët, të cilët kishin informuar forcat policore mbi lëvizje të dyshimta e flukse të shpeshta njerëzish në banesën pranë tyre. 

Në momentin e kontrollit ‘blic’ në banesë, djali i madh i dy shqiptarëve, vetëm 17 vjeç ka informuar dikë përmes telefonit e nuk e ka hapur derën, deri në momentin kur ato kanë hyrë me forcë. Dhe për pasojë ka përfunduar në pranga, ndërsa prindërit e tij janë shpallur nër kërkim. 

Sipas autoriteteve policore italiane, droga nëse do të arrinte të tregëtohej do të kapte vlerën e 1 milionë eurove. Ndërkohë hetimi për rastin ka vijuar, për të zbuluar burimin e drogës që tregëtonin shqiptarët. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familja shqiptare ne itali itali familja shqiptare ne itali itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 16:56

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 4 urdhër-arreste ditën e sotme për të prangosur 3 infermiere dhe 1 sanitare, të identifikuara si: Sidorela Ç...