Aktualitet

Bashkëpunuan me Tire Alldërvishin, u pezullohet licensa profesionale 3 infermiereve të ‘Shefqet Ndroqit’

8 Shkurt 2021, 18:45 Nga DOSJA
Bashkëpunuan me Tire Alldërvishin, u pezullohet licensa profesionale 3

TIRANË- Urdhri i Infermierëve ka pezulluar licensat profesionale për 3 infermieret e arrestuar të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.

Burime bëjnë me dije Sheqerije Koçit, Mira Bushit, dhe Sidorela Çelës, u është pezullaur licensa e punës pasi këto të fundit ksihin he të cilat kanë bashkëpunuar me Tire Alldërvishin, e cila mori 8 milion lekë nga i afërmi i pacientes e cila ishte e shtruar në spital duke qenë se ishte infektuar me Covid-19. 

Mësoet se pezullimi për licensat e infermiereve do të jetë në fuqi deri sa gjykata të marrë një vendim. 

Policia e Tiranës, sot  ka shoqëruar 4 gra, pjestare të stafit mjekësor te ‘Shefqet Ndroqi’ të cilat dyshohet se janë të përfshirë në aferën korruptive të rastit ‘Tire’. Konkretisht të shoqëruara në polici janë: Rukije Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Cela. Tre infermieret dhe sanitaret, në bashkepunim me njëra-tjetrën, kanë përfituar para nga pacientët që ishin të shtruar pasi ishin infektuar me Covid. Ato kanë komunikuar mes tyre për pacientët e shtruar në spitale në mënyrë që të përfitonin paratë dhe ti ndanin mes tyre.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira bushi sheqerije koci sidorela cela mira bushi sheqerije koci sidorela cela

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 16:56

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 4 urdhër-arreste ditën e sotme për të prangosur 3 infermiere dhe 1 sanitare, të identifikuara si: Sidorela Ç...