Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, makina del nga rruga, plagosen tre persona 

8 Shkurt 2021, 20:47 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Elbasan, makina del nga rruga, plagosen tre

ELBASAN– Tre persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ndodhi në qytetin e Elbasanit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë me targa greke përfundoi në një kanal. Për të nxjerrë të plagosurit nga makina është dashur ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses.

Mësohet se të tre të plagosurit janë nisur me urgjencë në spital, dhe bëhet e ditur se dy nga të lënduarit janë jashtë rrezikut, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Nga të dhënat e para shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 19:37

VLORË– Vrasja e Gentian Qarrit, i cili u vra të shtunën para biblotekës së Vlorës, ka kaluar në Prokurorinë e qytetit, e cila ka nisur hetimet lidhur me at...