Aktualitet

8 Shkurt 2021, 19:37 Nga DOSJA

VLORË– Vrasja e Gentian Qarrit, i cili u vra të shtunën para biblotekës së Vlorës, ka kaluar në Prokurorinë e qytetit, e cila ka nisur hetimet lidhur me atentatin. Pista kryesore që po hetohet është ajo që lidhet me të shkuarën e 40-vjeçarit në Itali, vend ku edhe ka vuajtur vite pas hekurave të qelisë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Qarri ka qënë i dënuar me 15 vite burg në Itali për trafik drogë, duke qëndruar i mbyllur brenda qelisë nga viti 2001 deri në 2011.  Pas lirimit nga burgu, Qarri është larguar për në drejtim të Spanjës, duke qëndruar atje deri në vitin 2017, megjithatë nuk ka të dhëna se me çfarë është marrë.

Edhe në këtë shtet, “Geçe” është marrë disa herë nën hetim si i përfshirë në trafikun e drogërave të forta, por nuk është ndaluar asnjë herë për mungesë provash. Nga viti 2017, Qarri vendosi që të kthehej në Shqipëri, duke nisur të punonte si hidraulik, deri në momentin që u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Për vrasjen e tij, hetimet janë përqëndruar në tre qytete; Vlorë, Durrës dhe Tiranë, pasi dyshohet se pas urdhërit për ekzekutimin e tij, fshihen grupe kriminale që operojnë në këto zona. Ndërkohë hetimet nuk janë kufizuar vetëm brenda Shqipërisë, pasi autoritetet kanë dërguar letërporosi edhe në Itali për të marrë informacione nëse Qarri ka pasur ndonjë konflikt të hapur atje, ose prishtje “pazari” që mund t’i ketë kushtuar dhe jetën.

Gentian Qarri, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Geçe” u qëllua me 20 plumba kallashnikovi teksa ecte në këmbë vetëm pak metra larg banesës së tij. 40-vjeçari, me profesion hidraulik, u qëllua nga dy persona, që lanë pas vetëm një makinë të djegur në periferi dhe armën e krimit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat gentian qarrit gentian qarri vritet gentian qarri atentat gentian qarrit gentian qarri vritet gentian qarri

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 16:56

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 4 urdhër-arreste ditën e sotme për të prangosur 3 infermiere dhe 1 sanitare, të identifikuara si: Sidorela Ç...