Aktualitet

A kemi fituar imunitetin e tufës? Mira Rakacolli: Jemi shumë larg, ja çfarë DETAJI e tregon

8 Shkurt 2021, 19:19 Nga DOSJA
A kemi fituar imunitetin e tufës? Mira Rakacolli: Jemi shumë larg, ja

TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se jemi ende larg imunitetit të tufës. E ftuar në “Abc”, Rakacolli është shprehur se shifrat e larta të infektimit, janë tregues i qartë që vendi nuk ka fituar ende të ashtuquajturin “imunitetin e tufës”.

Kjo pasi sipas saj, duhet që pandeminë ta ketë kaluar 70-80% e popullsisë, shifra që janë larg. Ndër të tjera ajo ka theksuar se ISHP po punon për hartimin e një raporti përfundimtar përmes testeve serologjike për të parë se sa qytetarë e kanë kaluar pandeminë. 

“Jemi larg imunitetit të tufës, pasi me atë që thonë ekspertët akoma jemi larg plotësimit të imunitetit të tufës. Imuniteti i tufës duket dhe nga shifrat ai arrihet kur të infektohet 70-80% e popullsisë. Instituti i Shëndetit Publik në matjet e tyre bëjnë raportet e tyre në lidhje me personat që e kanë kaluar ose jo koronavirusin pasi të mos harrojmë se ka dhe qytetarë që e kalojnë në mënyrë asiptomatike sëmundjen. ISHP po merret me studimin për të bërë të mundur një raport të tillë por akoma duhet punë dhe kohë për të arritur një gjë të tillë,”-u shpreh ajo. 

Pak muaj më parë, Akademia e Shkencave publikoi një studim, sipas të cilit rreth 50% e popullsisë së Tiranës e kishte kaluar pandeminë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet imuniteti i tufës koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli imuniteti i tufës koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 16:56

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 4 urdhër-arreste ditën e sotme për të prangosur 3 infermiere dhe 1 sanitare, të identifikuara si: Sidorela Ç...