Politike

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Monika Kryemadhi mbledh kandidatët e Tiranës, UDHËZIME të prera për fushatë

8 Shkurt 2021, 18:58 Nga DOSJA
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Monika Kryemadhi mbledh

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka nisur punën për angazhimin e strukturave para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Kryemadhi ka mbledhur për një takim kandidatët për deputetë në Tiranë, duke iu dhënë udhëzimet për takimet e tyre me qytetarë.

Mësohet se Kryemadhi ka kërkuar nga kandidatët e saj që të shpjegojnë qartë programin politik dhe ekonomik të LSI-së, duke shtuar se qytetarët duhen nxitur që të shkojnë për të votuar. Të pranishëm në takim ishin Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto, Kjalda Gjosha, Erisa Xhixho dhe Përparim Spahiu.

Gjatë takimit, Kryemadhi u ka kërkuar kandidatëve gjithashtu që të fokusohen tek votuesit që do të shprehin vullnetin për herë të parë. Po ashtu gjatë bisedimeve ajo ka kërkuar që të shikohet vlefshmëria e skandencës së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, duke nxitur qytetarët për t’i rinovuar në kohë për zgjedhje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kryemadhi mbledhje me kandidatet e tiranes monika kryemadhi tirane kryemadhi mbledhje me kandidatet e tiranes monika kryemadhi tirane

Sondazh

Poll