Politike

Putin s’ia fal Ramës, dëbohet sekretarja e dytë e Ambasadës shqiptare në Moskë!

8 Shkurt 2021, 13:55 Nga DOSJA
Putin s’ia fal Ramës, dëbohet sekretarja e dytë e

RUSI– Qeveria Ruse ka dëbuar nga vendi sekretaren e dytë të ambasadës shqiptare në Moskë. Ajo quhet Jonida Drogu dhe mbante atë post për disa kohë. Ky njoftim u bë në media të njohura ruse të cilat e quajtën veprimin si një përgjigje e Rusisë ndaj veprimit që Shqipëria bëri javë më parë.

‘Sipas Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, dëbimi i një diplomati shqiptar është në përgjigje të Shqipërisë që dëbon një diplomat rus për pretendimin e shkeljes së masave të koronavirusit në 21 janar 2021.’- shkruan media ‘Sputnik’.

Bëhet me dije se Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur ditën e sotme diplomatin Arben Gazioni, ku i ka komunikuar dhe dëbimin e tij nga shteti rus. Drogu duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh.

Ky dëbim vjen pak javë pasi shteti shqiptar shpalli non grata diplomatin rus, Alexey Krivosheev. Arsyeja e deklaruar e dëbimit u bë shkelja e masave anti-covid. Dëbimi nuk u prit aspak mirë nga Rusia të cilët paralajmëruan se do të merrnin hak.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debohet diplomati rus debohet sekretarja e dyte ne rusi jonida drogu debohet diplomati rus debohet sekretarja e dyte ne rusi jonida drogu

Sondazh

Poll