Politike

Qeveria miraton borxhin shtesë nga buxheti 2021, KQZ-ja shton 1 miliard lekë në “arkë”

8 Shkurt 2021, 18:48 Nga DOSJA

TIRANË– Qeveria ka miratuar borxhin shtesë nga buxheti i caktuar për vitin 2021 për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Fondi i shtesë, i cili është miratuar, do të përdoret për menaxhimin dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Me fondin e marrë sot nga buxheti i shtetit, KQZ-së shton në “arkën” e saj 1 miliard lekë. Vendimi është firmosur nag kryeministri Edi Rama edhe pse fillimisht KQZ kishte caktuar fondin prej 140 milionë lekësh për partitë politikë. Por mesa duket nuk kanë mjaftuar.

VENDIMI:

1.Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, i shtohet fondi prej 1 000 000 000 (një miliard) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021.

2.Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021. 3.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fondi i kqz kqz zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 fondi i kqz kqz zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll