Politike

‘Le ta marr sot COVID-in prej teje’, banorja i zgjat dorën Ramës: S’ta jap… Jam i vetmi kryeministër që kërkoj fjal

8 Shkurt 2021, 17:02 Nga DOSJA
‘Le ta marr sot COVID-in prej teje’, banorja i zgjat dorën

NDROQ- Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme së bashku me Kryebashkiakun erion veliaj dhe Ministrin Arben Ahmetaj inspektuan punimet në “Lagjen e Re” në Ndroq. Gjatë inpektimit kreu i qeverisë është takuar dhe me banorë të zonës ku dhe nuk kanë munguar as batutat që ka shkëmbyer me ta. 

Një banore i ka ndërprerë fjalën ku dhe ka shprehur falenderimet dhe shqetësimet që ka ndërkohë, Rama me shaka i ka thënë që ta lërë që të flas pasi është i vetmi Kryeministër në botë që kërkon lejen e fjalës. Po ashtu banorja i ka zgjatur dorën Kryeministrit por ky i fundit e ka refuzuar, për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit.

Biseda e plotë

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Do ju shtohen shumë komshinjtë

Banorja e zonës: Ju rrofhi. Jam burrë e grua, kam dy goca. Çfarë do bëhet me tokën time

Arben Ahmetaj: Me ligjin e rindërtimit ti e ke të drejtën të marrësh paratë e tokës ose metra katrore

Banorja e zonës: Më hoqën vendin e lopës

Edi Rama: Po të hoqën vendin e lopës, të japim vend tjetër për lopën

Edi Rama: Kush të merr në telefon

Banorja e zonës: Moma

Edi Rama: Jepja këtij të flaës

Banorja e zonës: Kush flet me vjehrrën, kush e do vjehrrën

Edi Rama: Do më lësh të flas apo jo, jam I vetmi kryeministër në botë që kudo ku shkoj kërkon fjalën

Banorja e zonës: Rrofsh kryeministër

Edi Rama: Mos jep dorën

Banorja e zonës: Le ta marr COVIDIN sot prej teje

Edi Rama: A je në terezi. Puna është të heqësh zakonin se prej meje nuk e merr COVID

Banorja e zonës: Ti je qytetar o non

Edi Rama: Puna është të heqësh zakonin

Banorja e zonës: Të tjerët nuk i takoj unë

Edi Rama: Këtë zonjën të sugjeroj ta marrësh supervizore për punëtorët.  Çfarë bën ti këtu, pse rri këtu, po të kesh këtë supervizore nuk rri këtu ti, shkon punon. Inxhinieri ora 4, thotë dhe ikën I pari. Ti duhet të ikësh i fundit

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll