Vendimi për shtëpitë e rindërtuara/ Ahmetaj e mohon: Janë thashetheme elektorale!
8 Shkurt 2021, 16:58Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka mohuar vertetësinë e një vendimi të dalë nga qeveria që më pas është publikuar në Fletoren Zyrtare. Bëhet fjalë për të drejtën e qytetarëve për të shitur apo për të lënë me qera banesat e rindërtuara nga tërmeti. Gjatë inspektimeve në kantierin e Ndroqit, Ahmetaj i ka cilësuar si gënjeshtra dhe thashetheme elektorale, edhe pse vendimi ka hyrë në fuqi që prej 27 janarit të këtij vitit.
“Para 1 jave i kemi dhënë bashkive kontratën për shtëpitë, bashkitë tani fillojnë të futen në procesin e marrëveshjes me familjet që i janë dëmtuar shtëpitë. Dua t’u them qytetarëve, që shtëpia është e… *heq maskën, e gëzojnë, e trashëgojnë, e shesin. I bëjnë çfarë të duan. Ç’do lloj thashethemi se qeveria s’i lë ta shesin apo ta japin me qera është gënjeshtër. Dyshoj se mund të jetë edhe gënjeshtër elektorale nga këto të zakonshmet,”-tha ministri Ahmetaj.
Dëgjoni minutën e 4-t
Vetëm pak ditë më parë, Dosja.al publikoi dokumentin e aksesueshëm nga të gjithë, ku shkruhej e zeza mbi të bardhë se ajo që sapo deklaroi ministri është e ndaluar. Sipas vendimit, “Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”, pala e dytë që është është përfituese e banesës duhet të plotësojë kushtet mos premtimit dhe mospërdorimit nga një palë e tretë. Pra shkurt: qytetari që e përfiton banesën, as nuk mund ta shesë dhe as nuk mund ta dhurojë atë.
Dy janë opsionet: ose ministri Ahmetaj e ka dëgjuar lajmin, nuk e ka parë vendimin dhe e ka të vështirë ta bësojë se është i vërtetë; ose po e mohon me vetëdije? Ndërkohë që për çështjen që ministri i tij ngriti, kryeministri Edi Rama si rrallëherë zgjodhi të mos e komentonte, duke folur për një temë tjetër.
(k.m./a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Partia Demokratike ka mbledhur firmat e nevojshme për t’u rikthyer në Kuvend e për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kur ka kaluar...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur e prerë se deputeti i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi nuk duhet të garojë në zgjedhjet parlamentar...
TIRANË– Deputeti opozitar Selami Jenishehri tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se partitë politike po tentojnë të korruptojnë pensionistët në lagjet e...
RUSI– Qeveria Ruse ka dëbuar nga vendi sekretaren e dytë të ambasadës shqiptare në Moskë. Ajo quhet Jonida Drogu dhe mbante atë post për disa kohë. Ky njoftim u...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin e tij social është shprehur se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ed...
Deputetët aktualë të Partisë Socialiste janë aktualisht të shpërndarë në të gjitha njësitë administrative të qarkut të Tiranës duke punuar në terren për votat e...
TIRANË-Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar në Kuvend intervistën e Fatos Nanos dhe sulmet e tij për Sali Berishën e Ili...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se prej javës së shkuar janë në bisedime dhe po presin që Komiteti Teknik i Ekspertëve të tregojë nëse duhen m...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë sërish si shembull arrestimin e burgosjen e sanitares Tire Alldervishi e cila u akuzua për mashtrim në spitalin ku p...