Politike

DOKUMENTI/ PD dorëzon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit, ‘shembullin’ e ndjekin edhe 8 p

8 Shkurt 2021, 15:59 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ PD dorëzon në KQZ kërkesën për t’u

TIRANË– Partia Demokratike ka mbledhur firmat e nevojshme për t’u rikthyer në Kuvend e për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga koha kur opozita dogji mandatet, kryetari i partisë Lulzim Basha ka firmosur shkresën dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 Prillit. Ajo që bie në sy është fakti që PD dhe LSI duket se kanë vendosur që të garojnë me lista të ndara në zgjedhje. Pas Partisë Demokratike, kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhje e kanë dorëzuar edhe: PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD dhe Partia Aleanca Demokracia e Re.

Në shkesën e dërguar KQZ-së shkruhet se Basha është përsoni i vetëm që mund të dorëzojë listat me emrat e kandidatëve për deputetë, ndërsa Ivi Kaso, është i deleguari i partisë për të komunikuar me institucionin. 

“Kryetari i Partisë Demokratike, LulzimBasha është personi i vetëm që mund të paraqesë në emër të PD listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë. Personi përgjegjës për komunikimin e Partisë Demokratike është Ivi Kaso,”-shkruhet në dokument.

Partisë politike kanë kohë deri më 15 shkurt që të regjistrohen pranë KQZ për zgjedhjet e pas disa muajve. Deri më tani janë regjistruar PDIU si dhe parti të reja të krijuara nga Jozefina Topalli, Myslim Murrizi dhe Astrit Patozi, bashkë me disa kandidatë të pavarur. Ndërkohë në KQZ, mungon ende kërkesa e LSI-së dhe Partisë Socialiste, që garon për mandatin e tretë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha partia demokratike pd regjistrohet ne zgjedhje zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 lulzim basha partia demokratike pd regjistrohet ne zgjedhje zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll