Politike

Jenishehri: Pensionistëve në lagje po u jepen lekë për votën! Të vendosen detektivët privatë

8 Shkurt 2021, 14:09 Nga DOSJA
Jenishehri: Pensionistëve në lagje po u jepen lekë për

TIRANË– Deputeti opozitar Selami Jenishehri tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se partitë politike po tentojnë të korruptojnë pensionistët në lagjet e pallateve, duke u ofruar 30 mijë lekë të vjetra për votën.

Jenishehri që është njëkohësisht edhe kryetari i partisë së Pensionistëve të Bashkuar, tha se ‘ka dyshime të besueshme”, për atë çka po ndodh, ndaj kërkoi që Parlamenti të votojë ligjin për detektivin privat.

“Kam informacionin e duhur dhe dyshime të besueshme, se kush janë pensionistët që në lagje u thuhet do të japim lekë dhe votoni për ne.Nëse detektivi privat do të aprovohet nga ky parlament, ne do ta vendosim në pozita më të mira 5 prillin”, tha Jenisheri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seance plenare 8 shkurt 2021 selami jenisheri seance plenare 8 shkurt 2021 selami jenisheri

Sondazh

Poll