Politike

E FORTË/ Yuri Kim i vë vizën: Tom Doshi s’duhet të kandidojë në zgjedhje! Është në listën e zezë të SHBA-ve

8 Shkurt 2021, 15:14 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur e prerë se deputeti i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi nuk duhet të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kim me një mesazh nga Ambasada ka risjellë njoftimin e Departamentit të Shtetit, 3 vite më parë, kohë kur Doshit iu ndalua hyrja në Amerikë për shkak të akuzave për korrupsion. Mbi deklaratën e vitit 2018, Kim shkruan se ia vlen të kujtohet njoftimi i DASH, duke shtuar se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.

Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-shkruan ajo. Deputeti Doshi është i pari përfaqësues i popullit që përmendet me emër nga ambasadorja Kim që të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. 

“Ndërsa autoritetet zgjedhore ?? përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit ?? pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e ?? meritojnë më mirë se kaq”. @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/bC42rpaAEF

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 8, 2021


Si ka nisur debati për dekriminalizimin dhe të zgjedhurit për kandidatë para zgjedhjeve?

Prej kohësh ambasadorja amerikane lëshon sinjale nga rezidenca e saj për krerët e partive politike që të kontrollojnë listat e kandidatëve për deputetë, në mënyrë që të shmangin futjen e elementëve të lidhur me krimin në Kuvend. Ajo ka theksuar se thirrja është bërë për të gjithë krerët e partive. I mënjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeminisrit Edi Rama, i cili është shprehur se është përgjegjësi personale e individit dhe se institucioni i partisë nuk mund të kontrollojë dosjet, duke e cilësuar ligjin e dekriminializimit si një shkelje të të drejtave të njeriut. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike dhe ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë shprehur se dihet cila forcë politike ka futur në Kuvend të inkriminuarit, duke nënkuptuar kundërshtarët e tyre politikë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike formulari i dekriminalizimit yuri kim zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 formulari i dekriminalizimit yuri kim zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll