Politike

Manastirliu: Qytetarët po trajtohen në banesa me protokolle spitalore, do ndërtojmë një recetë standartë për të marrë

8 Shkurt 2021, 11:05 Nga DOSJA
Manastirliu: Qytetarët po trajtohen në banesa me protokolle spitalore,

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se mjekët dhe ekspertët shëndetësorë kanë vënë re që qytetarët shkojnë në spitale, kur janë në gjendje shumë të rëndë.

Në një komunikim me gazetarët dhe kryeministrin Edi Rama, pas rritjes së të infektuarve në vend, Manastirliu shtoi se kjo vjen pasi qytetarët preferojnë të kurihen vetë në shtëoi me protokolle mjekësore dhe kur nuk ia dalin dot përfundojnë në spital. Ajo shtoi më tej se po punohet për një recetë standarte në mënyrë që të kutptohet se cili mjek jep këto protokolle, dhe të merren masa.


“Ajo që vënë re mjekët dhe ekspertët është se qytetarët vijnë në spitale në gjendje të rënduar, kur kanë bërë vetë terapi në shtëpi. Përsa i përket trajtimit në banesë ka dy forma trajtimi, bazuar në sëmundjen. Më besoni, kemi shumë informacione që na kanë ardhur për trajtime në banesë me protokolle spitalore. Jemi duke marrë masa për standartizimin e recetës që jepet në farmaci. Kjo gjë do të na mundësojë se në ccfarë baze prootokolli jep mjeku medikamentet, cili është dhe për të marrë masa gjithashtu,”- tha Manastirliu.

LAJM KRYESOR/ Shtimi i të infektuarve, Rama paralajmëron bizneset: Do rrisim gjobat, policët dhe inspektorët do t’ju imponojnë me forcë respektimin e masave! Mos u dendni në ilaçe. Manastirliu: Variantet e Covid-19 mund të kenë hyrë në vend

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu rama me gazetaret 8 shkurt 2021 ogerta manastirliu rama me gazetaret 8 shkurt 2021

Sondazh

Poll