Politike

‘Bëhet ping-pong nga partitë’/ Hajdari: Mafia ecën me makina luksoze, u keni dhënë qytetarëve krimin

8 Shkurt 2021, 11:03 Nga DOSJA
‘Bëhet ping-pong nga partitë’/ Hajdari: Mafia ecën me

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë trajtoi problemin e varfërisë dhe të papunësisë. Hajdari tha se qeveria i ka sjellë njerëzve krimin si dhe ka lejuar mafian që të ecë në qytetin e Elbasanit, Librazhdit dhe Belshit me makina luksoze.


DEKLARATA:

Dua të flas sot me qytetarët që më ndjekin, të trajtoj problemin e varfërisë dhe papunësisë. Qytetarët në fshatra kanë një realitet të vështirë. Në një anë, atyre u kërkohet që të bëhen matrapazë apo anëtarë partie në mënyrë që të kapin një punë. Kjo taktikë e shëmtuar që kanë ndjekur politikanët kanë dëmtuar figurën e një qytetari të ndershëm. Sa herë që qytetarët zhgënjehen, u kërkohet vota nga partitë, në fund të katër vjeçarit lihen në mes të rrugës. E njëjta gjë ndodh edhe me partitë e tjera. Bëhet ping-pong e partive. Edhe nëse qytetarët nuk bëhen pjesë partie, edhe ai ndëshkohet. Ju i keni ndëshkuar qytetarët, u keni dhënë qytetarëve krimin, mafies që ecin në qytetin e Elbasanit, Librazhdit, Belshit dhe ecin me makina luksoze. I keni mashtruar, dhe i mashtroni në prag të zgjedhjeve për tu vjedhur votën. Ju do i hiqni bukën e gojës nëse nuk ju japin votë. Qytetarët e këtyre qarqeve nuk kanë gjërat më elementare. Paguajnë taksa por nuk kanë asnjë kusht.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seance plenare 8 shkurt 2021 rudina hajdari seance plenare 8 shkurt 2021

Sondazh

Poll