Politike

Besimi dhe mosbesimi në spitale, Rama: Tirja është një qelizë kancerogjene më pak, mos u prezantoni shqiptarëve panoramë

8 Shkurt 2021, 11:06 Nga DOSJA
Besimi dhe mosbesimi në spitale, Rama: Tirja është një

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë sërish si shembull arrestimin e burgosjen e sanitares Tire Alldervishi e cila u akuzua për mashtrim në spitalin ku punonte she zhvati tetë milionë lekë nga të familja e një pacienteje të infektuar me Covid-19.

Në një komunikim me gazetarët, Rama tha se Tirja është sjellë si një monstër e vërtetë dhe se sot, është një qelizë kancerogjene më pak në sistemin tonë shëndetësor. 


Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se puna e mediave është që të ndihmojnë në denoncimin e këtyre rasteve por jo që të prezantojnë panoramën e zymtë. Ai tha se edhe në Rumani u digj spitali Covid dhe pati viktima, por gjërat kanë ekulibër. Sipas kryeministrit, krah të pakënaqurve, ka edhe mijëra të tjerë, që kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitale dhe janë shëruar. 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama: 

Nuk më takon mua të bëj punën e media, apo medias të bëjë punën time. Ka pasur arsye për tu ndjerë jo mirë apo për tu ndjerë jo keq, kur përmes mediave janë shfaqur raste të cilat nuk i bëjnë nder sistemit shëndetësor, kulmi ishte rasti i sanitares, e cila ishte sjellë si një monstër e vërtetë, duke mashtruar një familje të tërë, për të përfituar para. Por, duke i nxjerrë në pah këto raste dhe duke dhënë një kontribut të madh për ti adresuar, qoftë kur rasti është i natyrës kriminale, apo kur është i natyrës problematike, lidhur me rregullat apo ccfarëdoqoftë, duhet të kemi parasysh dhe duhet dhënë një kontribut nga ana juaj ndërkohë që janë me mijëra njerëz që kanë marrë shërbimin e duhur. Për shumicën dërrmuese, sistemi funskionon sicc duhet dhe në mënyrën më të mirë. Përsa kohë numri i personave që marrin shërbimin, shërohen, etj…është i konsiderueshëm…që do të thotë, është përgjegjësi e madhe dhe nga ana juaj. Të nxirrni në pah këto raste dhe të ndihmoni që të ndëshkohen. Sanitarja që sot është në burg, është në burg falë një emisioni investigativ, është i madh. Ashtu sikundër nëse marrim kontributin e “Fiks fare” ëshë ndoshta më i madh se të gjitha prokuroritë në të gjitha kohërat. Kjo mund të jetë e kuptueshme që kantierët e punëve nëpër Shqipëri, njerëzit t’i shohin vetëm kur shkoj unë, por nuk cënon as jetë, as sigurinë e njerëzve, asgjë. Këtu po flasim për jetën dhe sigurinë e njerëzve. Mjekët këtu meritojnë të vihen në piedestal, jo të ndihen të shkelur me këmbë për nga mënyra se si eksporzohet njëra anë e medaljes. Rasti konkret, ccështja është që shqetësimi është i përbashkët, ama është shumë e rëndësishme është që rritja e cilësisë së shërbimit, e dinjitetit personal, lidhet pa diskutim me denoncimin e ccdo rasti. Kjo është një qelizë kanceroze më pak në të gjithë sistemin, por nuk duhet t’ju duket njerëzve kjo panoramë që kush shkon vdes, e kush shkon grabitet. Në këto raste do të kishin qindra e miëjra të vdekur dhe qindra e mijëra të grabitur. Ndodh që të ketë operacione që dështojnë, bëhen 615 mijë në vit. Në Spanjë ishte bërë name në spital për një tragjedi të pashembullt në spital. Në Rumani u dogj spitali i dytë, u dogjën njerëz brenda për shkak të instalimeve dhe mbingarkesës së instalimeve. Janë gjëra tragjikë dhe prapë ka një ekuilibër, këtu ishte arsyeja e ndërhyrjes time.

LAJM KRYESOR/ Shtimi i të infektuarve, Rama paralajmëron bizneset: Do rrisim gjobat, policët dhe inspektorët do t’ju imponojnë me forcë respektimin e masave! Mos u dendni në ilaçe. Manastirliu: Variantet e Covid-19 mund të kenë hyrë në vend

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 8 shkurt 2021 edi rama rama me gazetaret 8 shkurt 2021

Sondazh

Poll