Politike

A do mbyllet baret dhe restorantet? Rama: Jemi në diskutime për një jave, në lokale ia marrin njëri-tjetrit Covid-in vesh m

8 Shkurt 2021, 11:14 Nga DOSJA
A do mbyllet baret dhe restorantet? Rama: Jemi në diskutime për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se prej javës së shkuar janë në bisedime dhe po presin që Komiteti Teknik i Ekspertëve të tregojë nëse duhen mbyllur baret dhe restorantet.

Në një komunikim me gazetarët, kreu i qeverisë tha se kohët e fundit ka vënë rë një ‘lëshim’ në biznese ku nuk respektohen masat dhe shihen klientët që rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, pa maska. 


Pjesë nga biseda: 

Pyetje: A ka një plan për të mbyllur baret dhe restorantet apo për të shkurtuar orën policore përsa kohë të mbarojë kjo fazë pandemie?

Edi Rama: Ka filluar një lëshim i vetes, ka shumë abuzime, shoh disa nga patriotët e mi që i vënë kshu si shular. I përdorin maskat si shaje të modës franceze. Nuk ka asnjë rrezik më shumë se sa në qendrast tregtare. Këtu ka një lëshim të vetes, një lehtësi me të cilën po merret kjo punë. Është e qartë se çdo centimetër që ne lëshojmë, virusi përparon, ka shumë ekspertë pa shkollë, ka nga ata që fillojnë me humoret që jo po virusi fle natën e del ditën. Nëse ti s’ke mundësi të mbyllesh brenda siç bëri Henri i shtatëm mbreti në kohën kur ra epidemia, atëherë do kufizosh sat ë mundësh kontaktet. Nuk është çështja që del natën apo ditën, por një orë më pak. Kaq duhet. Në jemi që nga fundi i javës së shkuar në diskutim për çfarë do të bëjmë. Presim nga Komiteti i Ekspertëve. Presim që të zbatojmë njëherë këto që kemi. Më vjen shumë keq në rast se në javët në vijim nuk shoh një ndryshim në qasje. Me vjen keq që shoh inspektorë, gjëja e fundit që dua të shoh unë që inspektorët hyjnë e dalin në biznese. E kam shumë të qartë që kur nëpër lokale, jo dy metra, por rrinë ngjitur aty dhe bëjnë party. Ja marrin njëri-tjetrit Covid-in vesh më vesh….do përgatitemi për zbatimin rigoroz të masave pa dashur të kthehemi tek kufizimet e vitit të shkuar. Duam që masat të kenë impakt maksimal. Për momentin nuk kemi. Siç edhe ju thashë, është Komiteti Teknik që do të vendosë.

LAJM KRYESOR/ Shtimi i të infektuarve, Rama paralajmëron bizneset: Do rrisim gjobat, policët dhe inspektorët do t’ju imponojnë me forcë respektimin e masave! Mos u dendni në ilaçe. Manastirliu: Variantet e Covid-19 mund të kenë hyrë në vend

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi rama me gazetaret 8 shkurt 2021 edi rama koronavirusi ne shqiperi rama me gazetaret 8 shkurt 2021

Sondazh

Poll