Bota

BE-ja është duke zhvilluar procedurat për zgjatjen e mandatit të Lajçak, zëdhënësi Stano: Sapo Këshilli të marrë një

7 Shkurt 2021, 17:59 Nga DOSJA
BE-ja është duke zhvilluar procedurat për zgjatjen e mandatit

EVROPË-Procedura për zgjatjen e mandatit të përfaqësuesit special të Bashkimit evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është duke u zhvilluar.

Sipas Insajder, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili po ashtu ka sqaruar se procedura standarde për të gjithë përfaqësuesit specialë të BE-së mandati i të cilëve po zgjatet, zhvillohet me sugjerim të shefit të diplomacisë së BE-së dhe në konsultim me vendet anëtare. Gjithashtu, ai ka vënë në dukje se rinovimi i mandatit të përfaqësuesit special nuk ndikon në vazhdimin e dialogut.

“Sapo Këshilli i BE-së të marrë një vendim, ne do ta bëjmë atë zyrtar. Procedura për rinovimin e mandatit të përfaqësuesit special, Miroslav Lajçak në asnjë mënyrë nuk ndikon në vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili po zhvillohet nën kujdesin e BE-së,”-ka thënë ai. 

Në fillim të prillit 2020, ministrat e jashtëm të BE-së, me sugjerim të ministrit të Jashtëm të BE-së Josep Borrell, caktoi diplomatin sllovak, Miroslav Lajçak si përfaqësues special të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Mandati ishte caktuar për një vit dhe fokusi ishte dhe mbetet në arritjen e një marrëveshjeje mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit

Pas njoftimeve fillestare se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të zgjasë me muaj, jo me vite, Miroslav Lajçaku ka thënë në fund të vitit 2020 se ka ende një rrugë të gjatë deri në marrëveshjen përfundimtare midis dy shteteve dhe duke kërkuar në mënyrë indirekte dhe një mandat tjetër për përfundimin e saj.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove miroslav lajčák kosove miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 15:16

SHBA-Ish-presidenti, Donald Trump ka bërë një rikthim në mediat sociale, ku thënë se akuzat kundër tij nuk mund të provohen.Sipas mediave të huaj, Trump ka përd...