Bota

Ramush Haradinaj falënderon Joe Biden: Pasi të bëhem president, kufijtë e Kosovës nuk do t’i vërë askush në pikëpyetj

7 Shkurt 2021, 17:13 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj falënderon Joe Biden: Pasi të bëhem president,

KOSOVË-Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur falënderim ndaj presidentit amerikan Joe Biden, i cili ditën e sotme i ka dërguar një letër presidentit Aleksandër Vuçiç, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj iu ka premtuar te gjithëve në Kosovë, se pas 14 shkurtit, në rast se do bëhet presidenti i Kosovës, kufijtë e Kosovës do t’i dinë të gjithë.

“Falënderime presidentit Joe Biden për qëndrimin e qartë në letrën e dërguar presidentit të Serbisë, për domosdoshmërin  e përmbylljes së dialogut për njohjen resiproke, po ashtu  ju premtoj të gjithëve në Kosovë se pas 14 shkurtit, kur te marr përgjegjësi si president i vendit, kufijtë e vendit kane për ti ditur të gjithë dhe askush ska për ti vënë në pikëpyetje as presidenti Vuçiç,”-ka thënë Haradiaj. 

Video e plotë: 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka kërkuar presidentit Vuçiç të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i Vuçiç, i cili ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora biden per kosoven joe biden joe biden leter vucicit njohja e kosoves ramush haradianj biden per kosoven joe biden joe biden leter vucicit njohja e kosoves ramush haradianj

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 15:16

SHBA-Ish-presidenti, Donald Trump ka bërë një rikthim në mediat sociale, ku thënë se akuzat kundër tij nuk mund të provohen.Sipas mediave të huaj, Trump ka përd...