Bota

Presidentja Osmani reagon pas letrës së Joe Biden: E vetmja rrugë është njohja reciproke

7 Shkurt 2021, 17:23 Nga DOSJA
Presidentja Osmani reagon pas letrës së Joe Biden: E vetmja rrugë

KOSOVË-Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka reaguar pas letrës që presidenti amerikan, Joe Biden i ka dërguar, homologut të Serbisë Aleksandër Vuçiç, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas Insajder, Osmani ka thënë se qëndrimi i Biden-it në lidhje me dialogun është i qartë dhe se e vetmja rrugë është njohja reciproke.

“E mirëpres qëndrimin e qartë të Joe Biden në lidhje me Kosovën dhe Serbinë. Padyshim se e vetmja rrugë përpara në dialog është marrëveshja e njohjes reciproke”,tha Osmani.

Gjithashtu ajo ka  theksuar se kjo qasje e duhur ka munguar që nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi.

“Një qasje që ka munguar që nga fillimi i dialogut, një qasje që duhet që të ketë përfundim të suksesshëm”, shtoi ajo.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi ditëm e sotme,  i ka kërkuar Vuçiçit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i Vuçiç, i cili ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora biden per kosoven joe biden leter vucicit njohja e kosoves vjosa osmani biden per kosoven joe biden leter vucicit njohja e kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 15:16

SHBA-Ish-presidenti, Donald Trump ka bërë një rikthim në mediat sociale, ku thënë se akuzat kundër tij nuk mund të provohen.Sipas mediave të huaj, Trump ka përd...