Bota

Letra nga Amerika/ Kryediplomatja Haradinaj-Stublla: Biden e thotë qartë, objektivi i dialogut është njohja reciproke

7 Shkurt 2021, 17:41 Nga DOSJA

KOSOVË-Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, ka folur në lidhje me çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka thënë qartë që objektivi i dialogut Kosovë-Serbi është njohja reciproke.

Po ashtu ajo ka shtuar se edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon qartësi nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësuese.

“Presidenti Amerikan Biden e thotë qartë: Objektivi i Dialogut për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton NJOHJE RECIPROKE! Prej shumë kohësh ne si AAK kërkojmë këtë qartësi edhe nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësues!.  Për arritjen e Marrëveshjes Finale, hapat e mbetur duhet të jenë: 1. Definim i parimeve të Marrëveshjes; dhe 2. Përcaktim i kornizës kohore për arritjen e saj. Faleminderit sërish, Amerikë “, ka thënë Haradinaj-Stublla.

Postimi i plotë: 

 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka kërkuar presidentit Vuçiç të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i Vuçiç, i cili ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora biden per kosoven joe biden leter vucicit meliza haradinaj njohja e kosoves biden per kosoven joe biden leter vucicit meliza haradinaj njohja e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 15:16

SHBA-Ish-presidenti, Donald Trump ka bërë një rikthim në mediat sociale, ku thënë se akuzat kundër tij nuk mund të provohen.Sipas mediave të huaj, Trump ka përd...