“Kur i ke miqtë e fortë, vera te dera”, deklarata e Hotit për Biden “alarmon” mediat serbe
7 Shkurt 2021, 16:51Nga DOSJA
KOSOVË-Mediat më të mëdha serbe kanë raportuar me mllef deklaratën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ditën e sotme ka falënderuar presidentin Joe Biden për letrën që i ka dërguar Aleksandër Vuçiç, për njohjen e Kosovës, i cili ka sjell dhe reagimin e këtij të fundit.
Tituj e mediave serbe janë të ndryshme. Novosti shkuan: VERË NË DERË TË SHTËPISË! FALEMINDERIT PRESIDENTIT BIDEN: Kryeministri i rremë i kënaqur me urimet skandaloze për Vuçiçin.
Radio Televizioni i Vojvodinës ka cituar fjalët e Hotit, pa një koment.
“Hoti: Faleminderit President Biden, vera po na troket në derë”, është titulli i RTV-së.
TVPink, e komenton me ironi deklaratën e Hotit. “HOTI PËRSËRI I ÇMENDUR: Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të përfundojë me njohje reciproke”, shkruan në titull mediumi serb, TV Pink.
Ditën e sotme, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për letrën që ia dërgoi presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në të cilën ia kërkoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
“Kur i ke miqtë e fortë … vera te dera.Ju kam paralajmëruar!Faleminderit Presidenti Biden!,”-ishte komenti i Hotit.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka kërkuar presidentit Vuçiç të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i Vuçiç, i cili ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BOTË-Pijet me gaz janë kudo në shitje dhe shpesh për njerëzit bëhet e vështirë shmangia e konsumimit të tyre. TheGuardian ka publikuar një shkrim me rrëfim...
INDI-Një pjesë e akullnajave në Himalaje ka shkrirë, duke shkaktuar përmbytje në pjesën veriore të Utarakhand në Indi. Sipas CNN, si pasoj rreth 157 njerëz janë...
Bota 7 Shkurt 2021, 15:16
SHBA-Ish-presidenti, Donald Trump ka bërë një rikthim në mediat sociale, ku thënë se akuzat kundër tij nuk mund të provohen.Sipas mediave të huaj, Trump ka përd...
BRITANIA E MADHE-Çmimet e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar kanë pësuan rënien e tyre më të madhe që nga prilli, sipas rrëfimit të përfaqësuesve të hipot...
PRISHTINË-Kosova ka shënuar një ulje të numrit të vdekjeve. Sipas të dhënave nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit...
SHKUP-Maqedonia e Veriut të hënën (08 shkurt) nënshkruan marrëveshjen me autoritetet kineze për blerjen e 200 mijë vaksinave kundër koronavirusit të ri, që shka...
SHBA-Prodhuesi britanik i ilaçeve AstraZeneca ka deklaruar se vaksina e saj e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, është më pak efektive ndaj mutacion...
Bota 7 Shkurt 2021, 13:57
TURQI-Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se do ta bëj vendin një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë. Sipas Anadolu Agency, Erdogan ka thë...