Bota

Presidenti Vuçiç flet për dialogun me Kosovën: Serbia është gjithmonë e gatshme ta vazhdojë dialogun me Prishtinën nën

7 Shkurt 2021, 16:33 Nga DOSJA
Presidenti Vuçiç flet për dialogun me Kosovën: Serbia

SERBI-Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur në lidhje me njohjen e Kosovës nga Beogradi. Sipas Gazeta Expres, Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm ta vazhdojë dialogun me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe duke respektuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

Serbia është gjithmonë e gatshme ta vazhdojë dialogun me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian, por gjithashtu duke respektuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara, si dhe pozicionet e Rusisë dhe Kinës”, tha sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Po ashtu ai është  përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë iu thotë atyre që thanë se Serbia do ta njohë Kosovën, duke u shprehur se ai më përpara do ta vendoste “kokën mbi cung” sesa ta nënshkruante ndonjë dokument për njohjen e Kosovës. Gjithashtu, ai ka thënë se e ka refuzuar një herë njohjen e Kosovës në Washington, pasi kishte dy versione të marrëveshjes. Ai deklaroi se menjëherë e kishte tërhequr delegacionin e tij dhe se ai i kishte thënë delegacionit amerikan se Serbia nuk do të nënshkruante një marrëveshje të tillë.

“Unë nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë për ju, shërbimet tona zbuluan se pyetja do të bëhej, kështu që unë shkova në shtëpinë më të fuqishme në botë me një frikë të madhe, nuk kisha frikë, sepse e dija se cili do të ishte vendimi im. Unë nuk do ta gënjej popullin, për të thënë se situata është e lehtë dhe unë po e luaj një hero, situata është e vështirë dhe do të jetë gjithnjë e më e vështirë. Siç ju thashë tri ditë më parë, e shoh, e pres, po shoh se ngushtohet ngadalë, sepse konfliktet e tyre të ndërsjella në botë po bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe ne po paguajmë çmimin për këtë,”-ka thënë Vuçiç.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi ditëm e sotme,  i ka kërkuar Vuçiçit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i Vuçiç, i cili ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic kosove-serbi aleksander vucic kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 15:16

SHBA-Ish-presidenti, Donald Trump ka bërë një rikthim në mediat sociale, ku thënë se akuzat kundër tij nuk mund të provohen.Sipas mediave të huaj, Trump ka përd...

Bota 7 Shkurt 2021, 13:57

TURQI-Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se do ta bëj vendin një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë. Sipas Anadolu Agency, Erdogan ka thë...