Sport

Duka thumbon Ramën: “Nuk kemi shpresë deri më 25 prill”

7 Shkurt 2021, 16:46 Nga DOSJA
Duka thumbon Ramën: “Nuk kemi shpresë deri më 25

DURRES – Në daljen e tij të fundit për t’i dhënë udhë kampionatit U-15 për vajva, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit është pyetur edhe për kërkesat e Ligës Profesioniste që çuan në bojkotin e kampionatit në mëse dy muaj.

“Nuk është realizuar ende asnjë nga kërkesat që komuniteti i futbollit i ka drejtuar qeverisë. Tani qeveria ka hyrë në ethet e fushatës elektorale dhe e shoh të vështirë të bëhet ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim deri më 25 prill. Uroj që pasi të mbarojnë garën e ethshme dhe dëshirën e madhe të tyren për një post qeveritar apo për të qeverisur vendin të mendojnë edhe për futbollin,”– tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Vlen të përmendet se kryeministri Rama u ul në një tryezë me presidentin e FSHF-së, i cili ka qenë i pranishëm edhe me disa presidentë klubesh, ku i ka premtuar se kërkesat do të plotësoheshin. Më pas u gjet si justifikim pengesa e KQZ-s për të marrë vendime, që mund të konsideroheshin si në favor të fushatës zgjedhore, por fakti që janë marrë shumë venmdime në fusha të tjera dhe vetëm për kërkesat e Ligës Profesioniste ndërhyri KQZ, kjo ngjall disa dyshime.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Shkurt 2021, 15:01

Dinamo pëson humbjen e parë, e mund Erzeni

TIRANE – Dinamo e Morieros befason në rikthimin e saj në fushë, me humbjen e parë sezonale, që ia shkakton skuadra e fundit në renditjen e grupit të saj n...