Sport

Milani rikthehet në krye me “pokerin” ndaj Krotones

7 Shkurt 2021, 16:32 Nga DOSJA
Milani rikthehet në krye me “pokerin” ndaj Krotones

ITALI – Milani rikthehet në krye të Serie A. Kuqezinjtë e Piolit fituan 4-0 ndaj Krotones. Zllatan Ibrahimoviç dhe Ante Rebiç realizuan nga dy herë në suksesin e 15-të sezonal.
Goli i parë në “San Siro” erdhi në minutën e 30-të. Kombinime të bukura mes Ibrahimoviç dhe Leaos dhe finalizim i bomberit suedez.

39-vjeçari dyfishoi në minutën e 64-t. Theo Hernandez e gjeti bukur në zonë dhe gjiganti nordik nuk fali. 12 gola sezonalë në Serie A dhe 501 gola me klube në karrierë. Minuta “zjarri” për kuqezinjtë, që shënuan edhe dy herë të tjera në gjashtë minutat e ardhshme.
Dy asiste të Çalhanoglu dhe dy gola të Ante Rebiç. Përfundimisht 4-0 dhe vendi i parë me 47 pikë për “Djallin”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Shkurt 2021, 15:01

Dinamo pëson humbjen e parë, e mund Erzeni

TIRANE – Dinamo e Morieros befason në rikthimin e saj në fushë, me humbjen e parë sezonale, që ia shkakton skuadra e fundit në renditjen e grupit të saj n...