Sport

Dinamo pëson humbjen e parë, e mund Erzeni

7 Shkurt 2021, 15:01 Nga DOSJA
Dinamo pëson humbjen e parë, e mund Erzeni

TIRANE – Dinamo e Morieros befason në rikthimin e saj në fushë, me humbjen e parë sezonale, që ia shkakton skuadra e fundit në renditjen e grupit të saj në Kategorinë e Parë, Erzeni me shifrat 2-1.

Hima shënoi fillimisht për Erzenin në minutën e 52-të, teksa Hyska dyfishoi shifrat për shijakasit dhe i dha sigurinë, për të shkuar te triumfi i madh. Pas golave të pësuar Dinamo u hodh e gjitha në sulm dhe mundi të shënojë në minutën e 88-të me Pere.

Në fund, 18 herë kampionët e Shqipërisë, nuk ia ndryshuan destinacionin tri pikëve, me ndeshjen që u mbyll 1-2. Pas javës së nëntë, Dinamo vazhdon të udhëheqë me një pikë më shumë, se Burreli i vendit të dytë, që fitoi terren ndaj tyre.

Debutim i hidhur i trajnerit të ri të Dinamos, Françesko Moreiro, i cili ka misionin për të kthyer në elitë një nga klubet më historikë të vendit. Kamarata deri më tani e kishte çuar skuadrën në rrugën e duhur.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll