Sport

Kastrioti mund Kukësin dhe e rikthen me këmbë në tokë

7 Shkurt 2021, 14:46 Nga DOSJA
Kastrioti mund Kukësin dhe e rikthen me këmbë në tokë

SHKODER – Kukësi mundet nga Kastrioti me shifrat 1-0 në ndeshjen e fundit të kësaj jave të 18-të të Superiores. Pa dyshim, ky mund të konsiderohet edhe rezultati surprizë i kësaj jave, duke parë organikën dhe pretendimet të të dyja skuadrave.

Në fundin e pjesës së parë skuadra krutane ka arritur të zhbllokojë ndeshjen. Braziliani Devid De Silva është autori i golit, që rezultoi i vetmi për këtë takim. Pas krosimit të Ramit, topi shkon te Çela, që jep një asis me kokë për De Silvën, i cili me gju e shtyn drejt rrjetës.

Nga minuta e 73-të Kastrioti mbeti me 10 lojtarë pas daljes me dy të verdha të Shkallës, por ky inferioritet numerik nuk u shfrytëzua nga skuadra e Kukësit, e cila rikthehet te rezultatet negative në momentet më të mira, kur kishte mundur të siguronte 3 fitore rradhazi.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll