Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ COVID-19 ndaloi që të luhej në Gjermani, UEFA merr vendimin për ndeshjen Leipzig-Liverpool

7 Shkurt 2021, 14:17 Nga DOSJA
CHAMPIONS LEAGUE/ COVID-19 ndaloi që të luhej në Gjermani, UEFA

HUNGARI-Ndeshja e parë e raundit të 1/16-tave të Ligës së Kampionëve midis Leipzig dhe Liverpool do të luhet më 16 shkurt, por në vend të Gjermanisë do të zhvillohet në “Puskas Arena” në Budapest. Vendimi është për shkak të kufizimeve të qeverisë gjermane për të luftuar pandeminë Covid-19 dhe është vendosur që ndeshja të luhet në fushë neutrale.

“UEFA konfirmon se ndeshja e parë e raundit të 1/16-tave të Ligës së Kampionëve midis RB Leipzig dhe Liverpool do të zhvillohet në Puskas Arena në Budapest. Data e ndeshjes (16 Shkurt 2021) dhe do të luhet në orën  (21.00)

UEFA dëshiron të falënderojë Leipzig dhe Liverpool për bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre të ngushtë në gjetjen e një zgjidhje për problemin, si dhe Federatën Hungareze të Futbollit për mbështetjen e tyre dhe për të rënë dakord për të organizuar ndeshjen në fjalë. ”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leipzig liverpool leipzig liverpool

Sondazh

Poll