Sport

Hamilton sërish te Mercedes për një shifër rekord, 40 milionë euro në vit!

7 Shkurt 2021, 15:12 Nga DOSJA
Hamilton sërish te Mercedes për një shifër rekord, 40

GJERMANI – Luis Hamilton me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pilot i skuadrës Mercedes, të paktën kështu janë zërat që vinë nga Gjermania. Britaniku kërkonte që të kishte një kontratë shumë më të lartë se ajo ekzistuese dhe me një kohë më të gjatë, ndërsa skuadra negocionte për të ulur shpenzimet, duke pasur parasysh situatën financiare që ka krijuar pandemia e duke i vendosur rinovimin vetëm për një vit.

Por sipas “f1-insider”, piloti britanik është treguar i arsyeshëm dhe është arritur marrëveshja. Rinovimi ka ardhur për një vit, me opsion për zgjatjen një tjetër edicion, që mund të ushtrohet nga Hamilton. Ndërkohë, akordi mes palëve është arritur për 40 milionë euro në sezon.

Hamilton përfitonte 39 milionë euro në vit nga marrëveshja me Mercedes dhe kishte kërkuar, që këtë shifër ta çonin në 70 milionë euro. Por në fund ndryshimi ka qënë minimal, duke i siguruar atij 40 milionë euro, që gjithsesi përbën rekordin e ri për botën e Formula 1.
B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Shkurt 2021, 15:01

Dinamo pëson humbjen e parë, e mund Erzeni

TIRANE – Dinamo e Morieros befason në rikthimin e saj në fushë, me humbjen e parë sezonale, që ia shkakton skuadra e fundit në renditjen e grupit të saj n...