Sport

VIDEO/ MotoGP, zjarr në Termas de Rio Hondo të Argjentinës, miliona euro dëme

7 Shkurt 2021, 13:49 Nga DOSJA
VIDEO/ MotoGP, zjarr në Termas de Rio Hondo të Argjentinës,

ARGJENTINË-Shanset tashmë janë të pakta për kthimin e Grand Prix të Argjentinës në kalendar – anuluar në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe këtë vit u zhvendos në fund të sezonit për një datë të pacaktuar – janë eleminuar pothuajse krejtësisht nga zjarri i dhunshëm që ka përfshirë në orët e fundit pjesën e sipërme të strukturës e cila strehon garazhet, dhomën e shtypit dhe zonën VIP të cirkuitit Termas de Rio Hondo.


Përveç përhapjes së zjarrit, operacionet për të luftuar flakët u bënë edhe më të vështira nga era e fortë që frynte në Termas. Praktikisht shkatërroi të gjithë ndërtesën. Zjarrfikësit po punojnë në përpjekjen për të shpëtuar mjediset e muzeut kushtuar Juan Manuel Fangio. Një hetim ka filluar për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet lokale kanë konfirmuar mungesën e viktimave ose të plagosurve.

Është shumë e vështirë në këtë pikë që etapa e Amerikës së Jugut të Kampionatit Botëror, i zhvendosur në fund të kalendarit së bashku me GP të Amerikave, mund të zhvillohet në të vërtetë. Përveç spostimit fillestar nga pranvera në vjeshtë – shkaktuar nga pandemia, që tashmë kishte bërë të “kapërcehej” gara në vitin 2020 – tani duhen bërë llogaritë edhe me dëmet (miliona euro) të shkaktuara nga flakët.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentine moto gp argjentine moto gp

Sondazh

Poll