Sport

I rrëmbeu titullin kampion Muhammad Ali në vitin 1978, boksieri i njohur humb duelin me kancerin

7 Shkurt 2021, 13:36 Nga DOSJA
I rrëmbeu titullin kampion Muhammad Ali në vitin 1978, boksieri i

SHBA– Leon Spinks, ish-boksieri është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Amerikani ka mbetur në histori për faktin se i rrëmbeu titullin e peshave të rënda legjendës Muhammad Ali në 1978. Ai po luftonte me sëmundjen e rëndë të kancerit prej disa kohësh, por nuk ia doli të jetonte më gjatë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta e dha bashkëshortja e tij, Brenda Glur Spinks, në një deklaratë për shtyp. Familja e tij njoftoi në dhjetor 2019 që ish-kampioni ishte shtruar në spital për trajtimin e kancerit të prostatës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leon spinks muhammad ali leon spinks muhammad ali

Sondazh

Poll