Sport

Sevilja zbulon “Papu Dance”, Gomez shënon në debutimin e tij

7 Shkurt 2021, 11:42 Nga DOSJA

SPANJE – Ka mjaftuar më pak se një javë, për t’i bërë fansat e tij të rinj të dashurohen me të dhe në Sevilje tani të gjithë të vallëzojnë “Papu Dance”. Pas ndeshjes në Almeria për Kupën e Mbretit, Alehandro Gomez, bëri debutimin e tij edhe në La Liga.

Ai hyri në fushë në minutën e 57-të në vend të Okampos dhe pas 30 minutash në ndeshjen kundër Getafe, dha menjëherë një demonstrim të klasit të tij, duke shpikur një goditje të fuqishme të majtë nga jashtë, që do të përfundonte në rrjetë nën traversë. Ky ishte goli i dytë i Seviljes, në fitoren 3-0 të saj në këtë ndeshje.

Gëzimi i golit i mungonte argjentinasit Papu që nga 21 tetori i kaluar, kur Atalanta fitonte  4-0 ndaj Midtjylland në ndeshjet në grupe të Champions League. Dje, ish-kapiteni i bergamaskëve festoi me të gjithë shokët e rinj të Seviljes në mënyrën e tij: duke kërcyer padyshim “Papu Dance”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-kapiteni la liga mesfushori argjentinas papu gomes sevilja ish-kapiteni la liga mesfushori argjentinas papu gomes sevilja

Sondazh

Poll