Sport

Madridi makth për Hazard, shqetësohen për të në Belgjikë, blutë e Londrës gati ta marrin sërish

7 Shkurt 2021, 10:49 Nga DOSJA
Madridi makth për Hazard, shqetësohen për të në

SPANJE – Mesfushori sulmues Eden Hazard po përjeton një situatë të rëndë dhe krejt të veçantë te Reali i Madridit. Që nga qershori 2019, kur ai u transferua nga ishulli për te “los blancos”, ylli i kombëtares flamande është dëmtuar 9 herë gjatë aventurës së tij spanjolle. Kjo ka krijuar shqetësime te klubi kryeqytetas madrilen, por edhe te trajneri i Roberto Martinez së Belgjikës.

“Kjo është shumë negative për Hazardin. Dëmtimet po i kthehen në një problem psikologjik. Ne shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt dhe të japë kontribut për kombëtaren dhe për ekipin e tij. Me të duhet të bëjmë shumë kujdes. Po kalon një situatë tepër delikate dhe kjo nuk ka ndihmon aspak”,- ka thënë ai.

Por edhe në Madrid janë të pakënaqur me Hazard. Ai ka zhvilluar vetëm 24 ndeshje me Realin, duke mos justifikuar pritshmëritë e Zidanes për të. Skenarët për largimin e tij po qarkullojnë në Spanjë. Sakaq, në Londër po mendojnë që të rikthejë Eden Hazardin.

Blutë e Çelsit janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e tij. Hazard u transferua në Madrid për 100 milionë, plus 40 të tjera në formë bonusi. Dëmtimet e njëpasnjëshme, pandemia që po kalojmë, kanë ndikuar në uljen e vlerave të belgut, i cili në Premier League ka shkëlqyer.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport belgjika eden hazard mesfushori belg real madridi belgjika eden hazard mesfushori belg real madridi

Sondazh

Poll