Aktualitet

Prangoset përgjegjësi i shërbimit i Illyrian Guard tek Shefqet Ndroqi, Besim Mici u përplas me Policët e Patrullës

7 Shkurt 2021, 13:24 Nga DOSJA
Prangoset përgjegjësi i shërbimit i Illyrian Guard tek Shefqet

TIRANE– Ndalohet nga Policia e Shtetit Besim Mici, përgjegjës i Illyrian Guard (Policia Private Shtetërore), i vendosur pranë spitalit COVID-2, ose ndryshe Shefqet Ndroqi.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se arrestimi i tij ka ndodhur mesditën e të dielës, pranë ambienteve të spitalit. Mici është përplasur me efektivë të Policisë së Shtetit që kanë shkuar për verifikime në ambientet e spitalit. Kjo pasi kanë marrë një telefonatë në të cilën një qytetar ankohej se Mici po përplasej me një qytetarë në ambientet e spitalit.

Patrulla ka shkuar menjëherë në zonë për të verifikuar informacionin, por Mici ka kundërshtuar hyrjen e policëve të Patrullës në spital, duke sjellë edhe përplasje me tyre. Efektivët e Patrullës kanë bërë prangosjen e tij, duke e shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 1., të policisë në Tiranë.

Për ndalimin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, ndërkohë që ky është një rast i paprecedentë, ku përplasja ndodh mes dy policive të Shtetit. Dy institucione në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme që nuk arrijnë të gjejnë bashkëpunimin mes tyre.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet illyrian guard illyrian guard

Sondazh

Poll