Aktualitet

Gjykata e Korçës lë në burg 7 të arrestuarit e operacionit Piramida, pjesë e një grupi që trafikon drogë (EMRAT)

7 Shkurt 2021, 10:02 Nga DOSJA
Gjykata e Korçës lë në burg 7 të arrestuarit e

KORCE- Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 personat e arrestuar dy ditë më parë për trafik droge. Seanca në gjykatë është zhvilluar ditën e djeshme dhe para togave të zeza kanë dalë:  Ahmetion Myslimi (transportues), Mariglen Arapi (transportues) , Mario Tanellari (organizatori) , Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri (subjekt i OFL), Niko Janko, Mikail Mejdi.

Ata u arrestuan në operacionin “Piramida” që më herët vuri në pranga 5 persona. Elvi Tahiri, 39 vjeç dhe një nga të arrestuar është i dënuar me herët, ndërsa ka qenë edhe pjesë e foksusit të Operacionit Forca e Ligjit, ku i është kërkuar deklarimi i pasurisë. 

Operacioni ku u shkatërrua grupi? 

Operacioni Pusteci u finalizua me arrestimin në flagrancë të Redin Naçi dhe Ismail Matjas, dhe gjetjen e 21 kilogramë e 500 gram kanabis. Nga hetimi rezultoi se bashkë me dy të prangosurit, bashkëpunëtorë me ta ishin për të bërë transportin edhe Ahmetion Myslimi dhe Mariglen Arapi. Në rolin e organizatorit të këtij grupi rezulton Mario Tanellari, dhe posedues të sasisë së lëndës narkotike janë Xheljan Ajdini dhe Elvi Tahiri.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elvi tahiri trafik droge elvi tahiri trafik droge

Sondazh

Poll