Aktualitet

Qeverisë i mbaruan testet e shpejta? Zbardhet shkresa drejtuar qendrave shëndetësore: Respektoni numrat ditorë, të tjerët

7 Shkurt 2021, 11:10 Nga DOSJA
Qeverisë i mbaruan testet e shpejta? Zbardhet shkresa drejtuar qendrave

TIRANE- Dosja.al ka siguruar një shkresë zyrtare që Instituti i Shëndetit Publik i ka dërguar qendrave shëndetësore në lidhje me testimet e shpejta, ose të njohura ndryshe si “Rapid Test”. Në këtë shkresë, ISHP kërkon nga qendrat shëndetësore që të respektojnë numrin e caktuar për teste rapid që janë vendosur të bëhen çdo ditë, pasi në të kundërt, pacientëve që nuk dalin testet e shpejta, atëherë do të vijojnë testimin me PCR.

Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se numri i testeve të shpejta që mori qeveria në fillim të dhjetorit, prej 100 mijë “Rapid Test” është drejt fundit. Kjo është arsyeja pse shumë pacientëve nuk iu është ofruar testimi me Rapid Test në ditët e fundit, por ai me PCR. Nga ana tjetër, mësohet se mjekët e familjes të cilët kanë akses në sistem për të referuar testimet e shpejta, iu është bllokuar aksesi në sistem deri ditën e martë, (9 shkurt).

Edhe pse hyri në Shqipërime vonesë, testimi i shpejtë është një nga udhëzimet kryesore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Testimi i shpejtë nxjerr rezultatet në vetëm 20 minuta dhe mund të kryehet nga mjeku i familjes pranë qendrave shëndetësore.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbarojne testet e shpejta testet e shpejta mbarojne testet e shpejta testet e shpejta

Sondazh

Poll