Aktualitet

E TRISHTË/ Burrë e grua vdesin nga COVID19 brenda ditës, njëri tek Infektivi e tjetri tek Shefqet Ndroqi

7 Shkurt 2021, 09:18 Nga DOSJA

TIRANE- Pas çdo vdekjeje nga COVID19 qëndron një histori. E tillë është edhe kjo që na ka rrëfyer ish-moderatorja e Top Channel, Albana Osmani. Burrë e grua, janë ndarë nga jeta brenda të njëjtës ditë pasi kanë humbur betejën me COVID19, njëri tek spitali Infektiv dhe tjetri tek Shefqet Ndroqi. Çifti, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur nga moderatorja, në të shkuarën janë bërë pjesë e nismës “Ti je një luledielli”, e themeluar nga Osmani, aty ku duket se bukuroshja e ekranit është njohur me dashurinë e tyre.

“Ata ndërruan jetë të dy në të njëjtën ditë. Njëri në QSUT, tjetri tek Shefqet Ndroqi. Ata ishin thjesht, dy ëngjëj. U prehshi në paqe. Kaq shumë u deshën në tokë sa dhe në qiell shkuan në të njëjtën ditë”,-shkruan Osmani bashkëngjitur fotos ku çifti, burrë e grua pozojnë duke qeshur.

POSTIMI I PLOTE NE INSTAGRAM:

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana osmani viktimat e covid ne shqiperi albana osmani viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll