Aktualitet

Detyronin peshkatarët të kapnin koran për t’jua shitur me lekë lokaleve, gjykata lë në burg 3 anëtarët e shoqatës

7 Shkurt 2021, 10:52 Nga DOSJA
Detyronin peshkatarët të kapnin koran për t’jua shitur me

POGRADEC- Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 të arrestuarit e shoqatës së Menaxhim Peshkimit të cilët detyruan peshkatarët e zonës të peshkonin koran për përfitime financiare personale. Gjykata la në burg deri në përfundim të hetimit, kryetarin e shoqatës, Adriatik Dokollarin, 49 vjeç dhe dy punonjësit, Mariel Durollari, 47 vjeç, dhe Endri Pera, 43 vjeç.

Ata u arrestuan tri ditë më parë në operacionin Korani. Si bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të shkelur ligjin?

Tri zyrtarët akuzohen nga prokuroria se kanë shpërdoruar detyrën duke detyruar peshkatarët të peshkonin në mënyrë të paligjshme peshkun koran dhe më pas, sasinë e peshkuar e shisnin në lokalet e qytetit duke marrë paratë për vete. Në kontrollin e bërë në banesat e tyre, policia gjeti një sasi peshku koran dhe një sasi parash. Ata akuzohen për shtrëngim me anë të kanosjes, shpërdorim detyre dhe tregtim i specieve të mbrojtura.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik dokollari endri pera mariel durollari adriatik dokollari endri pera mariel durollari

Sondazh

Poll