Aktualitet

Aksident i rëndë në Laknas, plagosen tre persona, mes tyre dy policë 

7 Shkurt 2021, 09:57 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Laknas, plagosen tre persona, mes tyre dy

TIRANË- 3 të plagosur mes tyre dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur, për shkak të një aksidenti që ka ndodhur pak më parë  në zonën e njohur Laknas. 

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë  mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M, me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh.

Mësohet se dy punonjësit e policisë dhe një pasagjere që kanë mbetur të plagosur janë nisur menjëherë drejt spitalit, por për fat të mirë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne laknas aksident ne laknas

Sondazh

Poll