Aktualitet

Rrëfimi i djalit të 57-vjeçarit që u rrah dhe vdiq në spital: Doli të blinte fruta, e prenë në mes… e ulën me një go

7 Shkurt 2021, 10:03 Nga DOSJA
Rrëfimi i djalit të 57-vjeçarit që u rrah dhe vdiq në

FIER-  Fatmir Sinrrapaj, djali i Pelivan Sinrrapajt, 57-vjeçari që ndërroi dje jetë pasi u rrah nga shokët disa ditë më parë, ka treguar sot se babai i tij doli për të blerë fruta nga shtëpia dhe shton se i ati nuk kishte lidhje me debate politike. Në një rrëfim për mediat, Fatmiri thotë se nuk ka fuqi të marrë hak për babain, dhe akuzon se autorët janë liruar nga Prokuroria, dhe thotë se ka korrupsion mbi çështjen. I biri ka mohuar që i ati të ketë qenë i dehur, dhe shton se autorët e kanë prerë në besë, pasi fillimisht e kanë ulur në tavolinë e më pas e kanë qëlluar për vdekje me shufra hekuri.


RRËFIMI I DJALIT TË VIKTIMËS:

Quhem Fatmir Sinrrapaj. Babai ka dalë të blejë disa fruta për të mbjellë në shtëpinë e tij që kemi në Corrush të Mallakastrës. Babai im nuk ka pirë me këta, ka qenë esëll, nuk merrej kurrë me politikë. E kanë prerë në besë duke pirë ndonjë gotë ku di unë. Duke ardhur për në shtëpi, kanë debatuar njëherë në lokal, duke ardhur në shtëpi, e kanë qëlluar me shufra hekuri 3 persona. Jo ata që ishin bashkë. Ferdinand Merkaj, Festimi dhe ai tjetri, nuk pinin bashkë… e kanë vrarë në besë e kanë vrarë. Nuk kanë ngrënë e as kanë pirë bashkë. Janë liruar nga Prokuroria e Fierit. Kanë qenë bashkë, është ndarë nga ata, e kanë ngrënë në besë dhe e kanë vrarë. Babai im ka vdekur. Ka patur konflikt me Ferdinandin, nuk di të them fijë e për pe. Ne kërkojmë drejtësi, të gjykohet çdo gjë me drejtësi. Unë ia kam lënë perëndisë, ajo e marrtë hakun. Është çdo gjë e korruptuar. Unë hak nuk marr dot s’kam fuqi. I kam marrë letrat në Tiranë dhe të doktorit dhe pres ditën e gjykimit. Babai im ishte esëll. S’ka qenë politike. Doli për të blerë fruta. Vajti i gjeti atje, dhe e hëngrën në besë.

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pelivan Sinrrapaj, 57 vjeç u rrah disa ditë më parë, më 29 janar, nga shokët e tij në Mallakastër. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte. Tri autorët që e dhunuan për vdekje 57-vjeçarin fillimisht u arrestuan nga policia, por më pas janë liruar nga gjykata. Fitim Zekaj u lirua në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa Festim Alimerkaj dhe Ferdinand Meraj janë lënë në masën “arrest shtëpie”. Fillimisht u raportua se sherri mes tyre nisi për shkaqe politike, pasi Sinrrapaj lavdëroi Partinë Socialiste, por familja mohon një gjë të tillë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir sinrrapaj pelivan sinrrapaj fatmir sinrrapaj pelivan sinrrapaj

Sondazh

Poll