Aktualitet

E rëndë në Fier, e reja me probleme mendore plagos me thikë babanë dhe vëllanë. Arrestohet 30- vjeçarja

7 Shkurt 2021, 12:51 Nga DOSJA
E rëndë në Fier, e reja me probleme mendore plagos me thikë

FIER– 30 vjeçarja, banuese në Drenovë, Mallakastër, është arrestuar ditën e sotme pasi ka goditur me mjete prerëse babanë dhe vëllanë e saj. 

Policia bën me dije se 30-vjeçarja E. H e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor  ka goditur 60-vjeçarin  F. H., dhe 27- vjeçarin N. H. Të dy këto të fundit ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve dhe për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

NJOFTIMI I PLOTË: 

N. H., Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasen E. H., 30 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër. Në datë 06.02.2021, rreth orës 22:00, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në banesë, shtetasja E. H (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor), për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30 vjecarja ne fier arrestohet 30 vjecarja ne fier

Sondazh

Poll