Aktualitet

Ekzekutimi i Gentian Qarrit, 15 persona merren në pyetje nga policia, pista kryesore mbetet dënimi në Itali (DETAJET)

7 Shkurt 2021, 09:00 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Gentian Qarrit, 15 persona merren në pyetje nga policia, pista

VLORË- Një ditë pas vrasjes së Gentian Qarrit në Vlorë, 15 persona janë marrë në pyetje nga Policia e Shtetit. Shumica e tyre janë dëshmitarë të vrasjes, familjarë dhe banorë të lagjes. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata kanë thënë në Polici se kanë parë një automjet që vinte drejt viktimës  dhe ku brenda tij dukeshin e pakta dy persona të cilët sapo panë viktimën janë zhvendosur me shpejtësi drejt tij dhe kanë goditur me breshëri nga automjeti. Sipas tyre, ata nuk i kanë njohur autorët pasi ata kanë qenë të maskuar dhe janë larguar me shpejtësi drejt Pyllit të Sodës. Automjeti që u gjet i djegur atje është me targa greke dhe dyshohet se është vjedhur në Greqi. Brenda makinës u gjet një armë automatike, e modelit mod 54.

Si u vra Qarri?
Mbi viktimën dyshohet se është përdorur një karikator i plotë. Policia ka mbledhur gjysmat e gëzhojave që janë gjetur në vendngjarje. Plumbat kanë prekur trupin e viktimës në krahëror dhe këmbë, ndërsa disa kanë dëmtuar edhe makinat e parkuara.

Kush ishte viktima?
Gentian Qarri nuk ishte një person problematik në Shqipëri, ndërsa e vetmja pistë paraprake është dënimi i tij mnë Itali. I riu njihej si një person i qetë dhe pa probleme. Ai u ekzekutua direkt sa doli nga shtëpia e tij rreth orës 18:00, ndërsa policia dyshon se ai është vëzhguar disa ditë nga autorët, që dyshohet se njihnin shumë mirë edhe zonën, pasi janë larguar brenda pak minuta drejt Pyllit të Sodës, ku dogjën mjetin dhe u larguan.

(A.K;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat gentian qarrit atentat gentian qarrit

Sondazh

Poll