Aktualitet

Goditi 5 herë me thikë policin në Dibër, arrestohet në Tiranë, 39- vjeçari i shpallur në kërkim

7 Shkurt 2021, 08:50 Nga DOSJA
Goditi 5 herë me thikë policin në Dibër, arrestohet në

DIBËR- 39-vjeçari nga Dibra i cili në janar të vitit të kaluar goditi 5 herë me thikë, efektivin e policië është arrestuar ditën e sotme.

Policia bën me dije se në përfundim të operacionin të koduar “Kryqëzimi”, ka rënë në pranga A.Sh, i cili akuzohet për ‘ Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë. Policia bën me dije se Gjykata e Rrethit Dibër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 39-vjeçarin. 

Njoftimi i policisë

Në pranga ka rënë dibrani A. Sh (M), i cili në janar të vitit të kaluar ka tentuar të vrasë një punonjës policie, duke e goditur pesë herë me thikë në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Prefekturës’, në qytetin e Peshkopisë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”. Operacioni nga Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatin e Policisë Nr.4, Tiranë Kapet në Allias dhe vihet në pranga 39 vjeçari, i kërkuar, për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, të një punonjësi të policisë . Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri shoqërore, nga Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatin e Policisë nr.4 Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një personi të shpallur në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”. Në kuadër të operacionit, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, në vendin e quajtur “Lagjia Allias” , Tiranë, është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. Sh (M)., 39 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi me datë 09 janar 2020, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Prefekturës’, në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit ka goditur 5 herë me mjet prerës thikë shtetasin B. Z, 56 vjeç, banues në Dibër (punonjës policie i cili ndodhej jashtë kohës së shërbimit). Ndaj shtetasit A. Sh(M), Gjykata e Rrethit Dibër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë. Materialet shtesë në ngarkim të 39 vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi më 9 janar të vitit të kaluar,  në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Prefekturës’, në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrerstohet 39 vjecari ne durres arrerstohet 39 vjecari ne durres

Sondazh

Poll