Politike

Denoncimi i ish-sekretarit të Përgjjithshëm për uljen e prodhimit të patates, shkarkohet zv/ministri

13 Shkurt 2019, 12:50 Nga DOSJA
Denoncimi i ish-sekretarit të Përgjjithshëm për uljen e

TIRANE- Pas denoncimit të ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë Vojo Bregut është liruar nga detyra zv/ministri Ilir Halilaj. 

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu, pak ditë më parë denoncoi në rrjetet sociale se subvencionet gjatë vitit 2018 janë përgjysmuar, pasi fermerëve iu kërkua që të aplikonin online si edhe të ishin pajisur me certifikatat ISO, duke pamundësuar marrjen e subvencioneve për shkak të burokracive. Kjo sipas Bregut, ka sjellë uljen  e prodhimit të patates.

Me vendim të Këshillit të Ministrave zv/ministri i Bujqësisë Ilir Haliaj është liruar sot nga detyra. Vendimi është firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe në mungesë të Ramës.

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi çuçi niko peleshi prodhimi i patates shkarkimi ilir halilaj vojo bregu blendi çuçi niko peleshi prodhimi i patates shkarkimi ilir halilaj vojo bregu

Sondazh

Poll