Sport

“Morro” García bën vetëvrasje: Sulmuesi i Godoy Cruz u gjet i vdekur në Mendoza

6 Shkurt 2021, 17:01 Nga DOSJA
“Morro” García bën vetëvrasje: Sulmuesi i Godoy

ARGJENTINE – Futbolli argjentinas është në zi. Santiago “Morro” García, sulmuesi uruguajan i skuadrës Godoy Cruz, u gjet i vdekur në banesën e tij në Mendoza. Sipas “TyC Sports”, sulmuesi 30-vjeçar me origjinë uruguajane, vuante nga depresioni dhe ai po kalonte një trajtim psikiatrik.

Ai ishte një lojtar shumë i dashur në futbollin argjentinas, pasi kishte një stil shumë të veçantë të lojës. Garcia ishte një sulmues, që i krijonte shumë shqetësime mbrojtjeve rivale, ndërkohë që në më shumë se një rast, u përfol për një nënshkrim kontrate me një klub të madh në Argjentinë.

“Përmes mesazhit të mëposhtëm, duhet të konfirmojmë lajmin fatkeq, që u publikua sot në lidhje me Santiago “Morro” Garcían. Ju lutemi trajtojeni lajmin me respektin që meriton. I gjithë klubi ndihet plotësisht i dëshpëruar dhe ne këmbëngulim dhe lutemi që ky moment të respektohet, nga familja dhe miqtë e tyre,”- është shprehur zyra e shtypit e skuadrës së Godoy Cruz, për “mdzol.com”.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli argjentinas santiago morro garcia sulmuesi uruguajan vetevritet futbolli argjentinas santiago morro garcia sulmuesi uruguajan vetevritet

Sondazh

Poll

Sport 6 Shkurt 2021, 14:52

VIDEO / Partizani fiton në Ballsh dhe ngjitet i dyti

BALLSH – Partizani merr një fitore shumë të rëndësishme në këtë javët të fundit të fazës së dytë në Ballsh përballë Bylisit. Në stadiumin “Adush Muca” të kuqtë”...

Sport 6 Shkurt 2021, 14:38

VIDEO / Tirana bën detyrën ndaj Skënderbeut

TIRANE – Tirana arrin objektivin edhe në këtë javë të 18-të, duke fituar ndaj Skënderbeut, skuadra e fundit në renditje, bashkë me Bylisin. Bardheblutë fi...