Sport

VIDEO / Partizani fiton në Ballsh dhe ngjitet i dyti

6 Shkurt 2021, 14:52 Nga DOSJA
VIDEO / Partizani fiton në Ballsh dhe ngjitet i dyti

BALLSH – Partizani merr një fitore shumë të rëndësishme në këtë javët të fundit të fazës së dytë në Ballsh përballë Bylisit. Në stadiumin “Adush Muca” të kuqtë” e Ilir Dajës mund të konsiderohen me fat, pasi gjithçka filloi me një penallti në disfavorin e tyre. Gjithçka ndodhi në mbyllje të pjesës së parë, kur Broja ndërhyn keq ndaj Harbës. Gjithsesi gabimin e tij e korrigjon Alban Hoxha, duke ruajtur portën e tij të paprekur.

Me fillimin e pjesës së dytë është rasti i Partizanit të fitojë një 11-metërsh. Ymeralilaj ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Çinarit dhe penalltia ishte e pashmangshme. Eshtë pikërisht shkodrani që e merr përsipër për ta goditur dhe e shndërron në gol.

Në minutën e 81-të Cara realizoi golin e sigurisë për të kuqtë, duke e çuar në 2-0 rezultatin. Pesë minuta më pas Carkanji ngushtoi, duke fiksuar shifrat 2-1 për skuadrën e Dajës. Ishte nje fitore shumë e rendësishme per Partizanit që ngjitet në venidn e dytë tashmë në kuotën e 31 pikëve, 6 më pak se Vllaznia kryesuese. Nga ana tjetër Bylisi ndan vendin e fundit me Skënderbeun në kuotën e 12 pikëve pas dy fazave të para.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 6 Shkurt 2021, 14:38

VIDEO / Tirana bën detyrën ndaj Skënderbeut

TIRANE – Tirana arrin objektivin edhe në këtë javë të 18-të, duke fituar ndaj Skënderbeut, skuadra e fundit në renditje, bashkë me Bylisin. Bardheblutë fi...