Sport

Pioli: “Interi i pari? Renditja është e provizore, nuk na intereson”

6 Shkurt 2021, 15:49 Nga DOSJA
Pioli: “Interi i pari? Renditja është e provizore, nuk na

ITALI – “Interi i pari në renditje? Klasifikimi do të jetë i kompletuar vetëm nesër në mbrëmje, tani është i pjesshëm dhe nuk na intereson. Ne jemi të interesuar të paraqesim në fushë performancën më të mirë të mundshme, atëherë është e qartë, se ne do të jemi të parët”.

Kështu është shprehur trajneri i Milanit, Stefano Pioli, në prag të ndeshjes kundër Krotones, që do të luhet nesër në orën 15:00, në “San Siro”. Kuqezinjtë do të përpiqen ta kapërcejnë Interin, i cili duke fituar kundër Fiorentinës, tani kryeson me një pikë përpara.

“Ne jemi në gjysmë të rrugës, shpatet më të vështira ende nuk kanë ardhur. Në fazën e dytë, – shton Pioli, – ekipet do të jenë edhe më të shënjestruara. Ne nuk mund të jemi të kënaqur, ne duhet të ngremë nivelin dhe të shprehim më shumë intensitet se kundërshtarët tanë.

Të shtatë ekipet më të mira në renditje kanë mundësinë të fitojnë “scudeton” dhe të arrijnë në Champions League. Ne duhet t’u frikësohemi atyre deri në fund. Në fund të kampionatit vetëm katër do të jenë të kënaqur, ne duam të jemi pjesë e këtij grupi”.

Me rikuperimin e shumë dëmtimeve, rivaliteti i brendshëm për një vend në ekipin e kuqezinjve rritet. Një aspekt pozitiv për Piolin, i cili, për të komentuar situatën, merr borxh një shprehje të famshme të Ibrahimoviç: “Siç thotë gjithmonë, në këto nivele ose hani, ose haheni. Dhe kush dëshiron të luajë, nuk duhet të hahet”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport interi krotones kuqezinjtë san siro skuadra e milanit stefano pioli interi krotones kuqezinjtë san siro skuadra e milanit stefano pioli

Sondazh

Poll

Sport 6 Shkurt 2021, 14:52

VIDEO / Partizani fiton në Ballsh dhe ngjitet i dyti

BALLSH – Partizani merr një fitore shumë të rëndësishme në këtë javët të fundit të fazës së dytë në Ballsh përballë Bylisit. Në stadiumin “Adush Muca” të kuqtë”...

Sport 6 Shkurt 2021, 14:38

VIDEO / Tirana bën detyrën ndaj Skënderbeut

TIRANE – Tirana arrin objektivin edhe në këtë javë të 18-të, duke fituar ndaj Skënderbeut, skuadra e fundit në renditje, bashkë me Bylisin. Bardheblutë fi...