Politike

Mjekja ia thotë Ramës në sy: Do na jepni bonus qiraje? Kryeministri: Ka nevojë atdheu, shko te PD se ata të japin dhe masaz

6 Shkurt 2021, 08:38 Nga DOSJA
Mjekja ia thotë Ramës në sy: Do na jepni bonus qiraje?

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama iu përgjigj të gjitha shqetësimeve të qytetarëve teksa ishte i pranishëm në Gjirokastër. Një prej tyre ishte dhe një mjeke e cila pyeti nëse mund të përfitojë bonus qeraje. Rama ironizoi programin e PD-së duke thënë se për momentin nuk mundet të japë një përgjigje mirëpo ai program ofron spa, pishina dhe masazhe. 

Mjekja: A mund të përfitojmë ne si mjek të rinj një bonus qeraje?

Rama: 3 vite ju do punoni ku ti duheni atdheut, pasi ka një investim nga shoqëria për edukimin tuaj. Nuk di tiu jap një përgjigje për momentin për këtë, besoj se programi i PD mund të ketë bonus që ju të shkoni dhe në spa dhe në masazh, që do ndërtohen sipas programit. Ajo që dua tiu pyes është sa paga juaj tani?

Mjekja: 490 mijë lekë

Rama: Tani e tregove me fakte që je gjirokastrite, këtë muaj duhet të kesh marrë më shumë. Në vend që të më thuash që paga jonë është kaq, po aq. E di sa do të hedhin…

Mjekja: Nuk dua të them shifër të gabuar, e di afërsisht, por ende nuk e kam marrë pagën e Janarit

Rama: Ne kemi bërë një rritje të konsiderueshme pagash për specialistët që punojnë jashtë qytetit të tyre, me rritjen që ne u kemi bërë rrogat janë të ngjashme me Gjermaninë, në rast se mjekët nisen sot. Unë nuk hyj te ata që predikojnë katastrofën për shkak ase njerëzit synojnë të provojnë veten jashtë shtetit, kjo është një periudhë historike e pashmangshme, nuk ka qeveri që e ndal këtë trend, në fund të fundit është liria e secilit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne gjirokaster edi rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll